12:48 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Apple fiton gjyqin ndaj Samsung

Përfundimi më i fundit në gjyqin e patentës së zgjatur shtatëvjeçar, midis Apple dhe Samsung, i jep krijuesit të iPhone një vendim përfundimtar prej 539 milionë dollarësh dëmshpërblim, sipas Bloomberg.

Gjykatësit i dhanë Apple vendimin në gjykatën federale në San Jose, Kaliforni dje, duke përfunduar se Samsung ka shkelur mbi dizajnin e Apple dhe patentat e shërbimeve që mbulonin aspektet e dizajnit celular si qoshet e rrumbullakosura, buzë e fytyrës së përparme të iPhone.

“Ne besojmë thellë në vlerën e dizajnit, dhe ekipet tona punojnë pa u lodhur për të krijuar produkte inovative që kënaqen klientët tanë”, tha Apple në një deklaratë dhënë Bloomberg, transmeton Indeksonline.

Çështja ka vazhduar që nga viti 2011, dhe apelet dhe vendimet e panumërta e kanë bërë atë një nga gjyqet më të ndërlikuara të shkeljes së patentave në historinë e industrisë së teknologjisë./Indeksonline/