10:03 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Apple me procesorë rekord

Furnizuesi i Apple, TSMC ka filluar prodhimin masiv të procesorëve për iPhonët e ri. Çipi, i cili pritet të quhet A12, mund të jetë i pari që përdor një proces 7-nanometër në një pajisje komerciale, diçka që industria e teknologjisë e synon prej vitesh.

Teknologjia 7nm i referohet densitetit të transistorëve në një çip. Apple pritet që të lansojë tre modele të reja të iPhone këtë vjeshtë: një përditësim për iPhone X, një variant me madhësi Plus dhe një pajisje me çmim më të ulët me një LCD 6,1-inç./Indeksonline/

Temat: