10:12 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Apple nuk ndalet, ka gati dy modele të reja

Apple ka planifikuar dy modele, një tablet të madh i cili merr disa prej elementëve të dizajnit nga iPhone X që mund të quhet iPhone X plus dhe një model më i lirë që sakrifikon disa opsione premium për ta bërë më të përballueshëm në kosto.

Spekulimet rreth telefonëve të rinj të Apple kanë filluar prej disa muajsh, të paktën që kur debutoi iPhone X. Përgjatë fundjavës një foto e një modeli 6.5-inç iPhone X u publikua online.

Kështu ekrani i iPhone X Plus do të ishte vetëm 1.4-inç më i vogël sesa një iPad Mini.

Bloomberg i dha zë ditën e sotme edhe më shumë këtyre spekulimeve kur Mark Gurman dhe Debby Wu raportuan një model 6.5-inç.

Pavarësisht ekranit të madh, trupi i iPhone X Plus do të jetë i ngjashëm në madhësi me atë të iPhone 8 Plus.

Temat: