13:58 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Apple, Samsung, Audi, BMW … po punojnë në një çelës dixhital për makinën tuaj

Një numër i makinave moderne ju lejon të hapni makinën tuaj duke përdorur telefonin tuaj, por nuk ka një standart që siguron se ky tipar funksion në të gjitha pajisjet për vitet që vijnë. Fatmirësisht, një numër i firmave të teknologjisë dhe prodhuesve të automjeteve po bashkohen së bashku për ta zgjidhur këtë.

Më shumë se 70 kompani, përfshirë Apple, Samsung, Panasonic, Audi, GM, BMW, Hyundai, NXP, Qualcomm dhe Volkswagen, kanë bashkuar duart nën ‘Konzorciumin e Lidhjes në Rrjet’ për të krijuar standardin Digital Key, specifikim që synon t’ju lejojë të hapni automjetin dhe të ndezni makinën tuaj në mënyrë sigurt në të gjithë markat e makinave dhe brendeve të telefonëve.

Publikimi i këtij standardi jo vetëm që do të ndihmojë më shumë kompani të miratojnë këto veçori, por edhe t’u lejojnë pronarëve të ndajnë aksesin në makinat e tyre me të tjerët, nëpërmjet telefonave të tyre.

Ideja është që të përdorni protokollet NFC ose Bluetooth Low Energy për t’ju lejuar të hapni makinën tuaj kur jeni brenda një distancë të afërt, automatikisht ose me dorë. /IndeksOnline/