16:19 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Apple zyrtarizon emrat e iPhonëve të ri

Apple ka njoftuar emrat e iPhonëve të ri, pak orë para ngjarjes së madhe që do të mbahet sot. iPhone XS, XS Max dhe XR quhen tre modelet e reja të iPhonëve.

Detaji tjetër që Apple e ka zbuluar është edhe madhësia e Apple Watch.

Bëhet fjalë për një model të ri në madhësi më të gjera 40mm dhe 44mm.

Të gjitha këto janë zbuluar në një skedar XML në sajtin e kompanisë./Indeksonline/

Temat: