11:22 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Arbana Osmani pozon me Ledri Vulën, e quan mik të vjetër (Foto)

Një nga emisionet më të shikuara dhe më të pëlqyera të momentit është “Dua të të bëj të lumtur” drejtuar nga Arbana Osmani.

Emision ky që sjellë histori njerëzish duke përcjellë emocione të fuqishme tek audienca. Në emisionin e radhës një nga të ftuarit do të jetë edhe reperi i talentuar kosovar Ledri Vula, shkruan Indeksonline.


Është Arbana Osmani ajo që ka paralajmëruar këtë përmes një postimi në llogarinë e saj Instagram. Prezantuesja ka postuar një fotografi ku shihet përkrah Ledrit teksa ka shkruar: Miku im i vjetër ka ardhur të më vizitojë! Nesër tek “Dua të të bëj të lumtur”.


Ndryshe Ledri në promon e emisionit shihet me lot në sy, e atë ka dashur ta takoi kreatorja Xheraldina Rexhepi, pikërisht për shkak se reperi këngën “Beutiful” ia ka dedikuar vajzës së saj të ndjerë Rebekës, që ka vdekur nga kanceri. E reperi kur tregon për këtë këngë atij nuk i shpëtojnë lotët./Indeksonline/