15:32 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Arbana Xharra ia kthen Sellmës: Mos më shtyni të flas për ‘dështime’ se në dhoma msheleni! (Foto)

Dukja e Meghan Marlke dje në cermoninë e dasmës së saj u bë ‘mollë sherri’ në mes Arbana Xharrës dhe make up artises Sellma.

Ishte e para Arbana ajo që e nisi këtë konflikt virtual e cila lavdoi dukjen e Dukeshës së Re me make up të thjeshtë në dasmën e saj, teksa kritikoi vajzat që drejtohen tek Sellma, shkruan Indeksonline.

E më vonë nuk vonoi as kundërpërgjgja e Sellmës e cila iu drejtua me fjalë goxha të rënda këshilltares së kryeparlamentarit Veseli. Sellma ndër të tjera përmes një statusi e ftoi Xharrën të drejtohet tek studio e saj për ta bërë të duket femër.

Ndërsa vjen edhe kundërpërgjigja e Xharrës. Ajo vjen me një status edhe më kritikues ndaj grimeres.

“Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan ?Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe – krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni … dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma msheleni.”, ka shkruar Xharra./Indeksonline/