11:16 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ardian Bujupi i bën surprizë në koncert Xhensila Murtezajt [Video]

Tashmë që Ajka ka ardhur në jetë, Xhensila Myrtezaj është kthyer në një “mami me kohë të plotë” duke iu përkushtuar të voglës së saj në maksimum. Siç edhe mund ta kuptojmë, këtë periudhë bukuroshja do të ketë një shkëputje të shkurtër nga muzika edhe pse për këtë verë, ajo e lançoi projektin e saj të suksesshëm, bashkëpunimi me Ardian Bujupin, “Çika Çika”.

E ka qenë pikërisht Ardian Bujupi i cili i ka bërë një surprizë shumë të këndshme Xhensilës. Teksa ai ka qenë në një nga koncertet e radhës, në fund të këngës “Çika Çika” i ka kërkuar publikut të bëjnë një përshëndetje për Xhensilën dhe t’ja dërgojnë me video këtë moment.

Të gjithë të pranishmit kanë thirrur emrin e Xhensilës, duke bërë që kjo e fundit të emocionohet nga video. “Sa shumë që më mungoni dhe mua…ju dua shumë!” – ka shkruar Xhensila duke e shpërndarë videon në profilin e saj në Instagram.

Sa shume qe me mungoni edhe mua… ju dua shume?❤ @ardianbujupi Faleminderit??

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on