12:11 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Argjentina emëron trajnerin e ri, e ka emrin Lionel

Argjentina ka tashmë trajnerin e saj të ri. Ai quhet Lionel Skaloni. Ndihmësi i tij do të jetë i mirënjohuri Pablo Aimar. Argjentina kaloj një Kupë Bote mes ngjarjeve të njëpasnjëshme që sollën edhe dështimin në fazën e 1/8 ku u eleminua nga kampionët e Francës.

Mesi u akuzua se kishtë “dorë” në formimin e 11-tëshes por ai i mohoi këto akuza, madje e pyeti edhe ish-trajnerin Sampaoli që ta thoshte publikisht nëse kishte pasur ndikim. Skaloni ka qenë pjesë e Argjentinës kampione bote për 20 vjeçarët në vitin 1997.

Në Botërorin e Rusisë Skaloni ishte pjesë e stafit drejtues dhe është një nga personat që ka marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë. Ai do ta marrë drejtimin e kombëtares që prej shtatorit. Ndeshjet e rradhës janë miqësoret ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë.