18:35 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Arma më e re e ushtrisë amerikane, lazer që simulon frikën tek ushtarët armiq! (Foto)

Laboratori i armëve jo vdekjeprurëse i Pentagonit ka nxjerrë në pah lazerin që imiton fjalët për të futur tmerrin ushtarëve armiq.

Ushtria amerikane po zhvillon një armë të mërzitshme të re – një lazer që lëshon zëra njerëzor  drithërues.

Laboratori i armëve jo vdekjeprurëse të Pentagonit ka lëshuar pamjet e lazerit që imiton fjalët ose fjalimet për të trembur ushtarët armiq.

Është një efekt dëgjimor i krijuar nga shkencëtarët ushtarakë që manipuluan ajrin me lazer – duke krijuar fjalë nga atomet në atmosferë.

Arma përbëhet nga dy pjesë – një lazer femtosekondësh, i cili nxit një shpërthim të dritës për 10-15 sekonda, duke krijuar një top të plazmës. Shkencëtarët pastaj goditën atë plazmë me një nanolaser, për të manipuluar mënyrën që mund të prodhojë dritë dhe zhurmë. /Indeksonline/