20:11 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Armina tregon se çfarë i tha Shkëlzeni kur ajo hapi blogun

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të njohura shqiptare, por edhe një personazh shumë i dashur për publikun. Ajo shpesh është kthyer në kryefjalën e mediave për jetën luksoze që bënë, por siç e ka treguar në të vërtet shpenzimet e saj ekzagjerohen shumë nëpër portale. Lidhja e saj disa vjeçare me Shkëlzen Berishën, gjithashtu ka qenë jo pak herë në vëmendje të mediave dhe publikut. Në një intervistë për ‘Chic’ në News 24, ajo ka zbuluar disa nga planet e së ardhmes në lidhje me marrëdhënien e saj të dashurisë.

Ajo ka shuar kureshtjen e publikut duke treguar si fillim se dhurata që i ka bërë Shkëlzenit për ditëlindje ka qenë një çakmak shumë i veçantë.

E pyetur mbi ndikim që ka partneri në jetën e saj profesionale, mendimin për hapjen e blogut dhe planet e së ardhmes ajo ka zbuluar:

“E kam diskutuar me të, kishim një vit e gjysmë lidhje kur unë mora vendimin të hap blogun tim në 2014…Kur fillova bashkëpunimin me firmat më targetonin shiko Armina çfarë po vesh? Ai në momente të caktuara nuk më ka thënë ndaloje, por më ka thënë të mendoja mirë për mënyrën se si do postoja, si do ta përcjellja tek njerëzit. Ne shkuam në Meksikë me pushime dhe hotelin e kisha të përfshirë nga një agjenci udhëtimesh, kjo gjë u nxor si pushimet luksoze të Arminës. Mua më kërkojnë edhe hotele në Maldive por e di që do më kthehet kundër, ndaj nuk shkoj, e di që do e përdorin”, ka treguar Armina.