10:14 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohen hajnat që kishin kryer vjedhje në fshatrat e Deçanit

Policia në Deçan ka arrestuar dy të dyshuar që në raste të ndara kishin vjedhur njëri në një shtëpi në Baballoq ndërsa tjetri në një dyqan në Beleg.

Në rastin e parë në fshatin  Baballoq, dyshohet se më 14 dhjetor të vitit të kaluar i dyshuari   kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës,  ku kishte vjedhur katër TV. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar pasi që më 19 dhjetor të vitit që shkojë ka depërtuar me forcë në dyqanin e viktimës ku kishte vjedhur tri paketime me cigare me vlerë rreth 75 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.