09:27 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona për prostitucion në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar, tri femra dhe një mashkull me dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion në Pejë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy femra janë liruar në procedurë të rregullt.

”Janë arrestuar katër të dyshuar, tri femra dhe një mashkull K-Shqiptar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar një mashkull dhe një femër dërgohen në mbajtje ndërsa, dy femra lirohen në procedure të rregullt” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/