16:48 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohen serbët që kryenin vjedhje në Istog

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Istog, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Istogut dhe fshatit Osojan, gjatë një pune operative – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër territorin e këtij fshati.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të fshatit Osojan-Istog, transmeton Indeksonline.

Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje për një nga këto raste janë:

  • ZH.Z.                     (m/k/serb, 33 vjeçar),
  • L.SH.                      (m/k/serb, 51 vjeçar),

Në total kanë qenë 5  raste të raportuara të këtyre veprave penale.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Istogut dhe zonën në përgjithësi. Andaj, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me Policinë e shtetit të Kosovës, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/

Temat: