09:33 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet 55-vjeçari, përdhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Një ngjarje e rëndë raportohet sot nga Pogradeci, ku një 55-vjeçar ka përdhunuar një 15-vjeçare duke e lënë të miturën për pasojë shtatzënë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Ligor B., 55 vjeçar nga Velçani i Pogradecit. Ky i fundit është kallëzuar në polici nga vajza adoleshente, sipas së cilës përdhunimi kishte ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Mësohet se e mitura e kishte fshehur fillimisht shtatzëninë, por me kalimin e muajve ajo është detyruar t’u tregojë familjare çfarë kishte ndodhur.

Pasi kanë marrë vesh ngjarjen, ata bashkë me vajzën e mitur kanë shkuar në polici dhe kanë bërë denoncimin ndaj Ligor B., nga fshati Velçan.

Pas marrjes së denoncimit policia e ka vënë në pranga atë dhe e akuzon për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.