15:57 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet aktori i ‘Titanic’, sulmoi dhe kërcënoi ish- të dashurën

Mark Chapman – aktori që luajti rolin e një djaloshi që ruan jetën e Rosë në ‘Titanik’, është arrestuar.

Sipas TMZ, Mark akuzohet se sulmoi ish të dashuën e tij, Tara Pirnia.

Tara kishte denoncuar rastin në polici dhe e njëjta kishte pretenduar se Mark kishte sulmuar atë, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar atij që të fshinte një material intim në celularin e aktorit, transmeton Indeksonline.

Tara thotë se ai e ka hedhur në tokë dhe ka përdorur të dyja duart për ta kapur atë rreth qafës, madje sipas saj ai e ka kërcënuar me vrasje.

Ai u arrestua për sulme dhe u urdhërua të qëndrojë të paktën 200 metra larg saj./Indeksonline/