16:29 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet Drejtori i Urologjisë në QKUK për marrje ryshfeti

Është arrestuar Drejtori i Klinikës së Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi,  mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit”, ka thënë Hoxha.

Tutje, ai ka shtuar se si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore.

Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes. /Indeksonline/