10:42 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohet gjilanasi për vjedhje në Suharekë

Mbrëmë, rreth orës 22:00 në Gjilan është arrestuar i dyshuari S. R. gjatë një kontrolli rutinë i cili sipas raporteve hetimore kërkohej për vjedhje të kryer në Suharekë. I dyshuari është sjell në polici në Suharekë dhe është intervistuar.

Gjatë intervistës janë sqaruar detaje nga kjo vjedhje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë./Indeksonline/