13:54 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për fajde në Gjilan, konfiskohen para e shënime të rëndësishme

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se me 26 korrik në orët e para të ditës është arrestuar një person i dyshuar për fajde.

“Policia e Kosovës, njësitet e Krimeve  Ekonomike dhe Antikorrupsion nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, në implementimin e Planit Operativ ‘Stop Fajdesë dhe Detyrimit’, kanë pas informata përmes rrugëve operative se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës është duke ushtruar presion në kërkim të kamatës/fajdesë, për 20000€ në kërkim të kamatës 36000€ ndaj viktimës shqiptar shtetas i Kosovë”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku si dëshmi materiale janë sekuestruar 6000€ në emër te fajdesë, dhe shënime lidhur me mbajtjen e evidencave të personave që dyshohet se u ka dhënë para me fajde.

“I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj ti të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, përfundohet në komunikatë./Indeksonline/