09:47 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një gruaje të premten e kaluar në Gjakovë

Gjatë javës së kaluar saktësisht më 16 shkurt, një trup i një femre është gjendur pa shenja jete në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Policia në Gjakovë ka marrë informatën se në një shtëpi banimi në fshatin Rogovë të Gjakovës gjendej një trup i një femre pa shenja jete.

Policia me të gjitha ekipet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër rome/kosovare e moshës 55 vjeçare.

Me rastin e kontrollit të vendit të ngjarjes Policia fillimisht ka dyshuar se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë marrë të gjitha masat operativo-hetimore si dhe nga raporti mjekoligjor është konstatuar se kemi të bëjmë me vdekje të dhunshme respektivisht vrasje, transmeton Indeksonline.

Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasje:

 

  • F. G. lindur me 1981,                                 mashkull/rom/kosovar

 

Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/

Temat: