21:48 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i riu shqiptar me 18 kg drogë në makinë (Foto)

Policia greke ka zbuluar identitetin e shqiptarit të arrestuar sot në Greqi me 18 kilogramë marijuanë.

Sipas policisë greke, në pranganë Igumenicë është vënë Angjel Sullaj.

Po ashtu mësohet se Policia e Sarandës ka nisur hetimet për këtë shtetas, dhe ka kryer edhe kontrollin e banesës së tij.

Ndërsa në pranga ra 19-vjeçari Sullaj, është shpallur në kërkim organizatori i trafikut, një shqiptar 28-vjeçar.