10:03 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet në Gjilan maqedonasi, u kap me 400€ false

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Nato 99” në Gjilan, i cili është kapur me para të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4 x 100€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/