10:22 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person, i dyshuar për sulmin në Slivovë

Dje rreth orës 02:00, policia ka marrë informacionin se në QKUK, ka kërkuar tretman mjekësor një person, i cili kishte lëndime të rënda trupore, transmeton Indeksonline.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë së Prishtinës, kanë filluar një varg veprimesh operative – hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar: N.V, mashkull , 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i arrestuar, bashkë me disa persona të tjerë, me datën 12 shtator 2018, në një lokal (kafene) në fshatin Slivovë të Prishtinës, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar me mjete të forta viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të tjerë të dyshuar, si dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/