09:13 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar gjatë natës së mbrëmshme pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën.

Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë, transmeton Indeksonline.

I dyshuari më pas është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/