10:26 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një zyrtar i AKPM-së, dyshohet për keqpërdorime

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, përkatësisht sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar një zyrtar të Agjencionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM), transmeton Indeksonline.

Në polici kanë thënë për Indeksonline se, pas një pune operative, është bërë intervistimit dhe më pas arrestimi i të dyshuarit, gjegjësit zyrtarit të AKPM-së.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/