20:44 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet përgjegjësi i vendit të punës ku vdiq Sefer Kryeziu

(I plotësuar) – Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje Valdet Thaqin, përgjegjës i vendit të punës ku ishte duke punuar viktima, Sefer Kryeziu nga Komuna e Malishevës.

…………………………………………………………………………………….

Sefer Kryeziu, i moshës rreth 53 vjeç është viktima  që sot derisa ishte duke punuar ra aksidentalisht nga ndërtesa në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes  ku është rrëzuar i ndjeri në një ndërtesë në lagjen “Arbëria”.

Në këto pamje shihet gjaku i mbetur në tokë i viktimës dhe po ashtu shiritat e policisë që ishin vendosur për sigurimin e vendit pas ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 17:00.

Kujtojmë, se Kryeziu ishte nga Komuna e Malishevës.

Me këtë rast po merren njësiti i stacionit Qendra në Prishtinë.

Më poshtë shikoni pamjet, kujdes +18:

/Indeksonline/

Ky është personi që vdiq sot tragjikisht në vendin e punës!

Aksidentalisht bie nga ndërtesa, vdes një person në Prishtinë