18:58 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrestohet Saimir Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, raportojnë mediat shqiptare.

Samiir Tahiri po akuzohet si i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar burg pa afat për ish-ministrin, i cili vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen si deputet.