19:55 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrihet akordi, mbrojtësi shqiptar drejt Liverpool-it

Mediat në Spanjë raportojnë se zgjedhja e Liverp00l-it për mbrojtjen është shqiptari i cili luan për kombëtaren e Danimarkës, Riza Durmishi. 24- vjecari i cili aktivizohet në radhët e Real Betisit në kampionatin spanjoll, ka tërhequr vëmendjen e gjigandit anglez me paraqitjet e tij të mira.

“InformaBetis.com” raporton se shqiptari ka arritur marveshjen në parim me skuadrën e Liverp00l-it dhe pritet që ti bashkohet asaj gjatë verës.

Mbrojtësi i majtë ka zhvilluar 47 paraqitje me skuadrën spanjolle, që nga ardhja e tij në verën e vitit 2006, duke shënuar edhe dy gola. Riza Durmishi shikohet si zgjedhja më e mire nga ana e drejtusëve të klubit anglez, për mbulimin e krahut të majtë të mbrojtjes i cili pritet të mbetet bosh nga largimi i spanjollit Alberto Moreno.