20:22 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, blerje “e çmendur” në Premierligë

Skuadrat e Premierligës Angleze vazhdojnë ta dominojnë tregun e blerjeve në Evropë. Everton ka bërë transferin më të shtrenjt në histori të klubit.

Skuadra nga qyteti i Evropës ka siguruar shërbimet e yllit të Watford, Richarlison për 50 milionë euro.

Futbollisti brazilian edicionin e kaluar u transferua te Watford nga Fluminense për 14 milionë euro, ndërsa një edicion më pas do të shitet për 50 milionë euro.

Richarlison ishte objektiv i skuadrave më të mëdha nga Premierligë pas debutimit fantastik që kishte në ligën angleze.

Richarlison është vetëm 21 vjeçar ndërsa llogaritet si një nga futbollistët më perspektiv në futbollin evropian./Indeksonline/