19:28 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Joshua nënshkruan kontratën për duelin me Wilder

Meçi i shumëpritur në mes të Anthony Joshuas dhe Deontay Wilder ka filluar të marrë jetë.

Kampi britanik tashmë është i vendosur të nënshkruaj kontratën dhe vetëm pritet një “OK” nga ana e amerikanëve, shkruan indeksonline.

Në një prononcim, promotori i Joshuas, Eddie Heran ka thënë se tashmë është i gatshëm të nënshkruaj kontratën dhe vetëm pritet përgjigja nga Wilder.

“Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur që të arrijmë një marrëveshje me Deontay Wilder. Do të nënshkruajmë menjëherë kontratën, sipas marrëveshjes paraprake që kemi arritur me amerikanin. Joshua është i mërzitur nga kjo situatë, nga këto shtyrje, ndaj ka vendosur ta nënshkruajë kontratën dhe më pas do t’ua lëmë në tavolinë. Nëse ata mendojnë se ne gënjejmë apo mashtrojmë, atëherë do ta shohin se nuk tërhiqemi dhe do ta kenë të zezën mbi të bardhë para syve”, u shpreh Eddie Hearn.

Britaniku Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa amerikani Wilder mban titullin e kategorisë WBC, por palët nuk kanë arritur një marrëveshje për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë në një boksier të vetëm.

Ndarja e të ardhurave ka qenë dhe mbetet ngërçi më i madh, me Joshua që i ka ofruar 15 milionë dollarë dhe të duelojnë në Britaninë e Madhe, por Wilder kërkon një ndarje 50-50 të të ardhurave.

Në rast se marrëveshja arrihet, pritet që dueli të zhvillohet në prill të 2019-ës, pasi Joshua do të duelojë në shtator ndaj amerikani Povetkin. /IndeksOnline/