13:49 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, një tjetër shqiptar në Lazio (Foto)

Skuadra e Lazios thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Real Betis për mbrojtësin, Riza Durmisi.

Sipas mediave italiane, klubi i Lazios ka mbyllur një marrëveshje prej 7 milionë euro për mbrojtësin anësor, transmeton IndeksOnline.

Durmisi do të jetë shqiptari i dytë në ekipin e Lazios, nëse Thomas Strakosha nuk largohet nga Serie A.

24-vjeçari përfaqëson Danimarkën, ndërsa te Betisi shkoi në vitin 2016 nga Brondby./IndeksOnline/