15:57 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Sandro në PSG?

PSG kërkon të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes këtë verë.

Dhe pista që të çon te braziliani i Juventus Alex Sandro është më e mundshmja, kjo pasi klubi parisien ka arritur marrëveshjen me lojtarin.

Tani mbetet për t’u bindur Juventus.

Ndërkohë, PSG dhe Juventus do të ulen për të biseduar në ditët e ardhshme. Pritet që drejtori sportiv i PSG, Antero henrique të takohet me homologun e tij Marotta dhe të diskutojnë transferimin e mundshëm.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, plani B i kampionëve të Ligue 1 është Dalbert i Nice, i cili sezonin e kaluar ka qenë i huazuar tek Inter.

Braziliani do të ishte i lumtur të rikthehej në kampionatin francez tek ekipi më i mirë i Ligue 1.

Temat: