19:15 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrijnë në Spanjë pas 9 ditë qëndrimi në det, ky është gëzimi i emigrantëve afrikanë

Emigrantët afrikanë të shpëtuar nga brigjet e Libisë, bërtisnin me lot gëzimi pasi arritën në tokë të thatë në Spanjë, sot pas nëntë ditëve të qëndrimi në det.

Këngë e valle kishte në portin spanjoll të Valencias pasi u shpëtuan tre anije që bartnin në total 630 emigrantë, duke përfshirë më shumë se 100 fëmijë të pashoqëruar dhe shtatë gra shtatzëna.

Ata kishin mbetur në det, pasi iu refuzua hyrja në Itali dhe Maltë të shtunën e kaluar, duke i lënë ata të mbërthyer në bregun e Sicilsë.

Ekspertët mjekësorë në kostume mbrojtëse bënë kontrollimin e tyre para se ata të zbrisnin në Valencia.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez lejoi anijet të vinin në shtetin e tij për të shmangun ndonjë fatkeqsi, i cili gjithashtu falënderoi presidentin frances, Emmanuel Macron, që po stregon disa nga emigrantët që kalojnë testet e azilit./Indeksonline/