17:56 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Arsenali i “gëzon” tifozët sot me këtë djalosh të ri (Video)

Arsenali vazhdon të jetë skuadra më e përfolur në këtë afat kalimtar. Largimi i Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil është dilema e madhe e skuadrës.

Por, pavarësisht kësaj dileme, Arsene Wenger nuk po ndalet duke bërë freski të lehta në skuadër.

Pasi nënshkroi me një talent grek, ëenger sot ka prezantuar një djalosh të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin e akademisë, Xavier Amaechi të cilit i ka ofruar kontratë profesionale në skuadër.

Wenger thuhet se beson fuqishëm në talentin e 17 vjeçarit të cilit tani e tutje do t’i ofroi minutazhë edhe në skuadrën e parë./Indeksonline/