09:19 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arsyeja që Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes

Çifti, i cili u takua gjatë setit të ‘The Last Song’ në vitin 2009, i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kur mendohej se ishin në kulmin e dashurisë së tyre, kanë rrënuar çdo gjë.

Sipas mediave ndërkombëtare thuhej se Miley ishte ‘fajtore’ pasi që e njëjta s’ishte gati për të krijuar familje me Liam, transmeton Indeksonline.

Ishte pikërisht Miley që javën e kaluar papritur fshiu të gjitha fotografitë në llogarinë e saj Instagram. Ishte viti 2017 kur këngëtarja deklaroi se martesa nuk është një përparësi për të.

Thuhet se Liam, 28 vjeç, donte të vendoste dhe të bëhej baba. Por, nga ana tjetër, Miley, 25, nuk është ende gati, sepse ajo pretendon se ende është e re për të marrë përgjegjësi./Indeksonline/