17:07 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Arsyet më qesharake pse udhëtarët janë përzënë nga udhëtimet me aeroplan

Barti pijet nga klasi i parë në atë ekonomik

Një pasagjer amerikan në një udhëtim në klasin e parë, u përpoq që të vidhte pijet në mënyrë që t’ua përcillte shokëve të tij që gjindeshin në klasin ekonomik. Pasgjeri kishte tentuar që të porosiste shumë pije në të njejtën kohë, madje edhe kishte këmbngulur por ai u njoftuar se mund të porosiste vetëm një pije në të njejtën kohë.

Pas insistimit të tij ai kishte marrë më shumë pije, kurse pas pak sekondave u nis për në tualetin e klasit ekonomik ndonëse atij iu tregua se kishte një tualet vetëm për klasin e parë. Më pas kur u përcoll u kuptua se ai po u dërgonte pije shokëve të tij në klasin ekonomik dhe iu kërkua të mblidhte gjërat dhe të zbriste nga aeroplan i cili nuk ishte nisur ende.

Urimet e ditëlindjes

Një familje prej katër anëtarësh ishte nisur për një ditëlindje nga New York në Las Vegas dhe me vete morën një tortë. Por një e tillë nuk lejohej të lihej në çdo vend brenda aeroplan dhe pas një debati me ekuipazhin, familja u mundua me forcë të vendosnin për vendin e tortës. Në këtë mënyrë ata u zbritën nga aeroplani dhe u lanë në pistë, kurse për të arritur destinacionin u detyruan të përdornin mjete tjera transporti.

Gjatësia ndonjëherë prish punë

Një atlet mbi 2 metra u nxor nga një fluturim në Moskë. Bëhet fjalë për Aleksandër Kimerov i cili ishte i shoqëruar në stacionin policor pasi që filloi të debatoi me një doktor i cili pretendonte se këmbët e atletit ishin aq të gjata sa po bllokonin rreshtin. Pasi që diskutimi përshkallëzoi u thirr policia dhe atleti u largua nga aeroplani.

Xhinëse jo të përshtatshme për udhëtim

Një person u largua nga aeroplani që po udhëtonte nga Cikago në Orlando, për shkak që kishte veshur xhinëse jo të përshtatshme për udhëtim . Sipas një zëdhënësi të kompanisë, xhinëset e tij ia tregonin gati të pasmet se kjo nuk ishte e përshtatshme për udhëtim dhe i pengonte të tjerët. Kur pasagjerit iu kërkua të vesh mirë xhinëset ai refuzoi dhunshëm , duke bërë që të largohet nga udhëtimi./Indeksonline/