19:55 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Arsyet përse vaji i arganit ia kalon të gjithë vajrave të tjerë dhe është i përsosur për çdo tip lëkure

Vaji i Arganit është një nga përbërësit bazë në shumicën e produkteve kozmetike ! Arsyet do jua listojmë më poshtë!

Jo të gjitha vajrat janë njësoj

Vetë lëkura e njeriut prodhon vaj (sebum) dhe formula e kësaj yndyre ndryshon nga njeriu në njeri ! Në varësi të kësaj formule, aftësisë përthithëse prodhimit etj ndryshon dhe tipi i lëkurës. Vaji i arganit duket se është “e mesmja e arte” pasi nuk është shumë i rëndë dhe as shumë i lehtë – duke e bërë atë të përsosur për të gjitha llojet e lëkurës. Është i pasur me acide yndyrore omega, vitaminë E dhe acide linoleike, të cilat hidratojnë lëkurën zbehin njollat dhe parandalojnë përkeqësimin e akneve duke i qetësuar ato.

Po, vaji i arganit mund të ndihmojë edhe me këtë problem.

Shpesh njerëzëve u shfaqen puçrra jo se kanë lëkurë të yndryshme (pra pore të mbyllura), por sepse barriera e tyre e lëkurës është e thatë, e dëmtuar dhe e përflakur nga produktet e ashpra të akneve. Kjo barrierë e dëmtuar e lëkurës prodhon edhe më shumë vaj, i cili bllokon poret dhe shkakton akne. Vaji i arganit megjithatë, mund të ndihmojë në thyerjen e ciklit.

Jo vetëm që vitamina E në vajin e arganit vepron si një anti-inflamator i shkëlqyer për lëkurën , por gjithashtu ndihmon në kontrollin e prodhimit të vajit të lëkurës duke balancuar nivelet e sebumit. Plus, të gjithë antioksidantët që gjenden në vajin e arganit janë provuar se trajtojnë problemet e lëkurës si ekzema.

Ç’është më e rëndësishmja, vaji i arganit nuk i bllokon poret, siç mund të bëjë vaji i kokosit, vaji i ullirit, gjalpi shea etj.

Teknikisht, vajrat nuk janë hidratues, por ata veprojnë si një pengesë për të mbajtur lagështinë e lëkurës suaj ! (mendojeni vajin si një napë mbi një tenxhere që e mban gjellën të ngrohtë)

Pra, është mirë që t’i aplikoni vajrat në lëkurë pak të lagur , ose t;i masazhoni pas vendosjes së kremit hidratues.