08:43 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Arsyet pse jeni të lodhur edhe pas një nate të gjatë gjumi

Nuk ka asgjë më të mirë se një gjumë i mirë gjatë natës, por kur zgjoheni, ndjeheni i freskuar apo i lodhur? Specialisti i gjumit, Dr.Aparna Gupta ju tregon pse zgjoheni plotësisht të lodhur, transmeton Indeksonline.

Alkooli. Nëse keni konsumuar një sasi të madhe të alkoolit një natë më parë, ju mund të flini mirë gjatë natës mirëpo të ndjeheni të lodhur dhe të rënduar në mëngjes dhe fajin e ka pikërisht alkooli.

Kafeja. Konsumimi i kafeinës para gjumit ju pamundëson një gjumë të rehatshëm. Edhe nëse flini mirë gjatë natës, ju mund të ndjeheni të lodhur.

Shtrëngimi i dhëmbëve gjatë gjumit. Shumë persona përjetojnë një gjë të tillë dhe kjo nuk është në vullnetin tonë dhe nuk mund të kontrollohen tërësisht dhe përbën një arsye për lodhje në mëngjes ngaqë shkakton presion në nofull dhe shpesh edhe dhimbje koke.

Qëndroni në telefon para gjumit. Tashmë vazhdimisht flitet për efektet negative të përdorimit të telefonit para gjumit. Një nga to është edhe ajo në cilësinë e gjumit./Indeksonline/

Temat: