22:58 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018

Arsyet pse kurrë s’do ta harroni dashurinë e parë!

E vërteta që dashuria e parë ka shumë ndikim në jetën e njerëzve. Ju mund të gjeni një partner tjetër në të ardhmen, por askush nuk harron asnjëherë personin e parë që ka vjedhur zemrën.

Madje, nuk është për tu habitur që një ish mund të shfaqet shpesh në një ëndërr tuaj. Ajo që pyesim të gjithë është: Pse jam duke menduar për këtë person, a nuk e dua partnerin tim aktual? 

Më poshtë gjeni arsyet pse s’do ta harroni kurrë:

1. Ju dëshironi që ai të pranojë vlerën tuaj

Dashuritë e para janë intensive. Ndarja juaj e parë ishte një gjë e shkatërruese që përfundoi keq. Ju mendoni për të, si një përpjekje e pandërgjegjshme për t’u përmbushur. Nëse ndjeheni sikur dashuria juaj e parë nuk ju ka ditur vlerat, ose ndjeheni më mirë me veten tuaj. Subkoshienca juaj dëshiron ta bëjë ata të kuptojnë se kanë bërë një gabim duke ju të braktisur.

2. Ju krahasoni eksperiencat e dashurisë tuaj të parë me të tashmen

Nëse, personi që keni dashur dikur ju ka bërë të vuajë, ju ende keni frikë se partneri i momentit mund të bëjë të njëjtën gjë. Ju nuk dëshironi ta mendoni këtë gjë, por ndonjëherë mendja nuk lë të qetë dhe shkon pikërisht në dashuri tuaj parë.

3. Thjesht nuk e harroni dot

Nëse ju mendoni për të ende, kjo nuk do të thotë se jeni i çmendur. Askush nuk mund të komandojë mendjen, apo zemrën. Janë gjëra që u ndodhin të gjithëve. Mos e mendoni si një tradhëti ndaj personit që jeni lidhur.

4. Keni ende çështje të pazgjidhura

Ndarja me personin e parë që keni dashur, ju ka bërë të keni ende gjëra të pazgjidhura. Edhe pse ka kaluar kohë, ju mendoni se nuk dëshironi shumë që këto gjëra të zgjidhet. Sipas intv.al ju kthejeni kokën për të parë se ku ndodheni, por situata duket e pamundur, sepse secili ka krijuar jetën e vet.

5. Keni probleme në lidhjen tuaj

Si çdo çift edhe ju ndonjëherë kaloni ndonjë krizë. Mendja juaj pa dashur sërish shkon në ish-partnerin tuaj, më saktësisht të dashuria e parë. Ndoshta ju kujtohet momente kur keni pasur probleme si këto që po përjetoni tani.