11:10 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Arta Rama-Hajrizi sërish në krye të Gjykatës Kushtetuese

Arta Rama-Hajrizi është zgjedhur edhe për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Vendimi është marrë sot përderisa Rama-Hajziri pritet të fillojë mandatin e saj në krye të Kushtetuese, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë, shkruan Indeksonline.

Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet. /Indeksonline/