21:03 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Artisti zviceran shpenzoi 30 orë punë për ta realizuar tatuazhin e Shkëlzen Haradinajt

Në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sikur të ishte gjallë duke iu dalë përpara serbëve, kjo është figura e heroit Shkelzen Haradinajt figuruar përmes një tatuazhi.

Ky tatuazh është realizuar me mjeshtëri të rrallë nga një artist zviceran, i cili ka shpenzuar 30 orë punë për ta sjellë këtë vepër artistike, por kaq të realizuar, shkruan Indeksonline.

Këtë imazh e ka ndarë në llogarinë Facebook avokati kosovar, Arianit Koci i cili është shprehur i impresionuar, por edhe i emocionuar me këtë takim fare rastësor në Zurich të Zvicrës me personin që mban në dorën e tij tatuazhin e komandantit të ndjerë.

“Shkëlzen Haradinaj
Zemra mal m’u bë, kur në Zurich, në shëtitje e sipër, papritmas e pashë heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj – një prej burrave më të mëdhenj të Kosovës.
Kreshnikun dhe trimin e Haradinajve.
Natyrisht, une dhe Besnik Dobraj, një djalë modern i cili jeton në Zvicër, e pimë nga një kafe.
Tatoo art i vërtetë.
Artisti zviceran i ka shpenzuar mbi 30 orë pune, në këtë tattoo”, ka shkruar Koci./Indeksonline/