13:09 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

As këtë herë Kadare s’e fiton Nobelin

Akademia Suedeze ka shpallur fituesin e çmimit Nobel të këtij viti në letërsi.

Laureat i sivjetmë është shkrimtari japonez nga Britania, Kazuo Ishiguro.

Kazuo Ishiguro u lind më 8 nëntor 1954 në Nagasaki të Japonisë. Familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ai ishte pesë vjeç; ai u kthye për të vizituar vendin e tij të lindjes vetëm si një i rritur.

Në fund të viteve 1970, Ishiguro u diplomua në Anglisht dhe Filozofi në Universitetin e Kentit dhe pastaj vazhdoi të studionte Shkrimin Kreativ në Universitetin e Anglisë Lindore.

Edhe sivjet në garë ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare që u përmend edhe në mesin e favoritëve.

Nobeli për Letërsi ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel, “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”.

Që prej vitit 1901, 112 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 14 kanë qenë gra. Laureatët e “Nobel”-it të këtij viti do të marrin tetë milionë korona suedeze (rreth 950.000 dollarë ose 855.000 euro). Rikujtojmë se vitin e kaluar, duke lënë gjithë adhuruesit e letërsisë të befasuar, Akademia Suedeze shpërbleu me “Nobelin për Letërsi” rokerin legjendar dhe poetin Bob Dylan.