23:11 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

As të martuar e as në bashkëjetesë, përse shumica e çifteve po zgjedhin marrëdhënien në distancë

Të jetuarit bashkë pa qenë të martuar, është kthyer në normë tashmë, por vitet e fundit po rriten rastet e një tjetër marrëdhënieje. Tashmë mund të zgjedhësh të jesh çift pa qenë nevoja të bashkëjetosh. Sipas një studimi amerikan 3 në 20 çifte mes moshës 19 dhe 59 vjeç zgjedhin një lidhje “LAT”. Target grupi më i prirur drejt kësaj zgjedhje janë moshat nga 30 në 40, të ndjekur nga ata 40-50 vjeçarët. Burrat në fakt preferojnë të martohen dhe të rimartohen, ndërsa gratë, të lidhura me karrierën dhe përgjegjësinë e shtëpisë janë më të prirura të zgjedhin marrëdhënien në distancë.

Çfarë do të thotë çift “LAT”: Ndryshe nga të dashuruarit që nuk bashkëjetojnë ende, por që kanë synim të bashkëjetojnë e të martohen sa më shpejt ta kenë të mundur, çifti “lat” (“living apart together”, të jetosh bashkë, por të ndarë) vendos të qendrojnë bashkë në distancë. Një distancë që mund të jetë me kilometër në rastet kur ua kërkon puna, apo edhe vetëm disa metër larg, nëse jetohet në të njëjtin qytet.

Është një mënyrë e re e të qëndruarit bashkë që lidh dëshirën për autonomi , shpesh herë e lidhur me karrierën, me dëshirën për një marrëdhënie seksuale dhe afektive të qëndrueshme”. Secili nga partnerët “lat” mban shtëpinë e tij dhe pavarësinë e tij të përditshme, pa praninë e vazhdueshme të tjetrit. Janë njerëz që shpesh vijnë nga lidhje të dështuara, fëmijë dhe prindër të moshuar për të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi. Këta lloje çiftesh nuk flenë bashkë çdo natë, por nga ana tjetër kjo nuk i pengon të kenë një jetë normale të dashuruarish: të dalin për darka, të shkojnë në kinema, në teatër, në palestër, të shkojnë diku në fundjavë, të kenë miq të përbashkët, etj.