11:39 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Asamblistët e PDK dhe AAK tradhtojnë partitë, votojnë kryesinë e Agim Veliut

Komuna e Podujevës ka mbajtur sot mbledhjen e parë që nga zgjedhjet e fundit lokale në vend.

Në rend ditë të kësaj mbledhje ishin dhënia e betimit të këshilltarëve të Kuvendit dhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit.

Burime të Indeksonline brenda Kuvendit Komunal kanë bërë të ditur se dy asambliste të Kuvendit kanë tradhtuar partitë e tyre duke votuar kryesinë e kryetarit, Agim Veliu.

“Donjeta Jakupi nga PDK-ja dhe Tringa Sfishta nga AAK-ja kanë votuar pro Agim Veliut, duke kundërshtuar kështu interesat e partive të tyre. Kështu Veliu nga 16 vota sa kishte, me dy votat e asamblisteve rriti numrin në 18. Madje për këtë, PDK pritet të përjashtojë nga partia Donjeta Jakupin”, thonë burimet.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme Kuvendi Komunal i Podujevës zgjodhi kryesues Fatmir Gashin e LDK-së.

Kujtojmë se Podujeva shkoi në balotazh, ku garuan Agim Veliu i LDK-së dhe Ajet Potera i Vetëvendosjes./Indeksonline/

Temat: