11:16 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Ashkaliu në Gjakovë rrah ish-gruan, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka rrahur ish-gruan e tij.

“Viktima femër K-Ashkali ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj –i dyshuari mashkull K-Ashkali”, thuhet në raport, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.