19:21 / E Shtunë, 17 Mars 2018

“Askush nuk mund të krahasohet me mua, askush nuk do të bëhet Ronaldo

Cristiano Ronaldo kujton ëndrrat e tij të fëmijërisë dhe kohën kur ai mendonte që mund të bëhej një nga më të mirët në botë, në një intervistë për Nike.

“Në fillim ëndërroja të bëhem lojtari më i mirë në botë, u thash miqve të mi dhe ata më vështronin sikur donin të më thonin: “Cfarë thua?” .

Ronaldo gjithmonte mendonte se kishte potencialin të bëhej numri 1.

“Kur arrita në United pashë se nuk kishte shumë njerëz me talentin tim, përkushtimin tim, përpjekjet e mia, etikën time…”

“Askush nuk mund të krahasohet me mua, askush tjetër nuk do të bëhet Cristiano Ronaldo” , thotë portugezi në mënyrë të theksuar në video. /IndeksOnline/