23:34 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aston Martini, më shumë makina të tërhiqura në SHBA sesa të shitura

Prodhuesi britanik, Aston Martin, ka pasur 5,000 makina të tërhequra këtë vit në SHBA, raporton Automotive News.

Tërheqja përfshin 3,493 modele DB9, DBS , Rapide, Virage dhe Vanquish të prodhuara nga viti 2009 deri në 2016, e të cilat kanë pasur probleme me transmisionin e shpejtësive.

Një tërheqje tjetër shtesë përfshinë 1,953 DB9 dhe DBS për një rrezik zjarri me dëmtimin e baterive, shkruan Indeksonline.

Sidoqoftë, kjo nuk e bën Aston Martin-in kompani jo-serioze. Chrysler ka tërhequr çdo minibus Pacifica të prodhuar më herët gjatë vitit, apo BMW prej më shumë se 1 milionë makina të tërhequra, dhe Audi poashtu me mijëra.

Cdo kompani bën gabime, prandaj ekziston procesi i tërheqjës dhe i jep mundësinë prodhuesit të rregulloj makinat para se të jetë tepër vonë.

Aston Martin-i ndërtoi 3,600 makina këtë vit, ndërsa tërheqja e tyre kap shifrën prej 5000 sosh. /IndeksOnline/