10:05 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Astronomët pretendojnë se kanë gjetur tre planete të reja

Dy ekipe të astronomëve janë të bindur se kanë gjetur tre planete të reja. Planetët e rinj orbitojnë një yll të quajtur HD 163296, i cili ndodhet rreth 330 milionë vite dritë larg prej nesh në konstelacionin e Shigjetarit (The Archer).

Është hera e parë që një teleskop prej 1.4 miliardë dollarësh Atacama Large Millimeter / submillimeter (ALMA) ka zbuluar planete të reja, falë një teknike të veçantë për të ndihmuar në gjetjen e tyre.

Ata studiuan përhapjen e monoksidit të karbonit brenda diskut, duke vëzhguar gjatësinë e valëve të emetuar nga molekulat e gazit, të cilat zbuluan se si po lëvizte. Një ekip i udhëhequr nga Teague gjeti dy planete të vendosura 12 miliardë dhe 21 miliard kilometra nga ylli.

Ndërsa një tjetër ekip, i udhëhequr nga Christophe Pinte nga Universiteti Monash i Australisë, identifikoi një planet që ndodhej 39 miliard kilometra nga ylli./Indeksonline/