07:53 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Atentat në makinë ndaj 29-vjeçarit në Vlorë

Vlora është tronditur mbrëmjen e të hënës nga një krim i rëndë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, tek ish Kombinati i Peshkut, ndërsa viktima, është qëlluar teksa ishte duke drejtuar makinën e tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, që po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Gjithashtu janë ngritur disa patrulla në hyrjet dhe daljet e qytetit, për të bërë të mundur ndalimin e personave që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkaq në pyetje do të merren edhe dëshmimtarë dhe të afërm të viktimës. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra. 29-vjeçari jetonte në Vlorë dhe kishte një pikë ku shiste lavatriçe dhe frigoriferë të përdorur.