16:13 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për rimbursimin nga kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal (dhe ata që kanë aplikuar për TM2 2018) që ti verifikojnë llogarit e tyre bankare, pasi që kanë pranuar informacione nga qytetarët se për TM1 2018, tek disa qytetar nuk janë rimbursuar mjetet në llogaritë e tyre pasi që kanë ndryshuar politikat e brendshme brenda bankës.

Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ATK lut të siguroheni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal.

Administrata Tatimore nuk do të merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë.

ATK iu garanton/informon se problemi nuk qëndron te verifikimi i pikove, mirëpo tek llogaria juaj bankare.

Temat: